Kjo është receta më interesante e supës, provojeni dhe vlerësojeni!
Përbërësit:
– 150 mililitra qumësht nga arra e kokosit
-një tufë e vogël me rrënjë të koriandrit
– dy feta xhenxhefil
– dy speca të kuq, pikant
– një lugë gjelle me salcë peshku
– një lugë gjelle me lëng lime
-250 gram mish pule
– tri domate të vogla, të ndara përgjysmë
-pesë kërpudha të njoma, të ndara në katër pjesë
Përgatitja:
Nxehni në tigan qumështin e kokosit, derisa të fillojë të vlojë.
Shtoni xhenxhefilin, specat dhe rrënjët e koriandrit. Përzini përbërësit për një minutë, e më pas shtoni mishin e pulës.
Vazhdoni të përzieni në temperaturë të lartë, derisa pula të jetë gati, pastaj shtoni kërpudhat, domatet, salcën e peshkut dhe lëngun e limës.
Vazhdoni të përzini në temperaturë të lartë, derisa pula të jetë pjekur si duhet.