Policia e Kosovës ka njoftuar ka përfunduar protesta në Shtërpcë dhe se është liruar rruga për qarkullim, përcjell InLajmi.
Policia thotë se protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente.
Sot në Shtërpcë është protestuar pas plagosjes së 2 të rinjve serbë mesditën e së premtes.
Njoftimi i plotë i plotë i policisë:
Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve
Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë.
Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.
Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë është e lirë për qarkullimin e automjeteve./InLajmi/