Profesori amerikan, Alon Ben Meir, ka thënë se për sa kohë që Kosova dhe Serbia qëndrojnë në pozicionin e tyre aktual, sigurisht që nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje
Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, ka thënë se problemet në pjesën veriore të Kosovës mund të zgjidhen vetëm anë të koncesionit.
Alon Ben Meir, konsideroi se në këtë pikë, është e nevojshme që të 2-ja palët të lëvizin nga pozicionet e tyre aktuale.
“Të gjitha çështjet konfliktuoze që lidhen me pjesën veriore të Kosovës janë të zgjidhshme me kusht që të 2-ja palët, Kosova dhe Serbia, të bëjnë disa lëshime të nevojshme për të arritur një marrëveshje. Por, për sa kohë që ata qëndrojnë në pozicionin e tyre aktual, sigurisht që nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje”, tha ai.
Ndryshe, Ben Meir, teksa kishte folur rreth zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës, ka thënë se nuk do të ketë zgjidhje të tensioneve midis 2 vendeve, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nuk angazhohen në zgjidhje përfundimtare.
Në të kundërtën, sipas tij, veriu i Kosovës gjithmonë do të jetë një problem midis 2 vendeve fqinje.
“Nuk do të ketë zgjidhje për konfliktin mes vendeve për qeverisjen e kësaj zone, nëse nuk fokusohen me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare”, tha ai, përcjell Tv Dukagjini.
Sipas profesorit amerikan, një nga arsyet e problemit është Asociacioni i komunave me shumicë serbe.