Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas sulmit me gurë të një autobusi me udhëtarë nga Kosova afër Beogradit, përcjell InLajmi
Po ashtu, KMDLNJ ka përmendur edhe linçimin publik ndaj ushtarit të FSK-së, i cili të premten ka plagosur 2 të rinj serbë.
Këshilli kërkon që të pritet përfundimi i hetimeve dhe të mos zbatohen standarde të dyfishta për trajtimin e këtij rasti.
KMDLNJ konsideron se në këtë rast po shkelet rëndë parimi juridik i prezumimit të pafajësisë.
Reagimi i plotë i KLMDNJ-së:
Autobusi i kompanisë Fadili Tours, nga persona të panjohur u gjuajt me gurë afër Beogradit, në rrugë për në Gjermani, me udhëtarë nga Kosova. Për fat të mirë nuk pati të lënduar. Qytetarët e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi përballen me shumë pengesa dhe rreziqe, që nga pritja disaorëshe (e qëllimshme) nga autoritetet serbe, gjobitja me dënime të larta, konfiskim i dokumenteve, vjedhje të gjësendeve në veturë, ndalime policore disaditëshe që, për të mos e humbur vendin e punës në shtetet ku punojnë detyrohen të paguajnë shuma të larta.
Pastaj ka edhe arrestime, kryesisht të dyshuar se kanë qenë në UÇK-ë të cilët i mbajnë një kohë për t’i liruar pastaj e që nuk është rasti me Nezir Mehmetajn që po mbahet thuaja dy vite i arrestuar. Madje, kishte raste kur edhe gjuetarët nga Kosova ishin arrestuar, ishin akuzuar për terrorizëm dhe pasi kishin paguar shuma të mëdha të parave, ishin liruar. Ndërkaq, sulmet ndaj veturave dhe autobusve ishin të shpeshta andaj KMDLNj-ë disa herë pati rekomanduar bashkatdhetarët që të shmangin Serbinë gjatë ardhjes apo largimit nga Kosova. Kurse reagimi i institucioneve të Kosovës ishte simbolik e ndërkombëtarë këto sulme as që i përmendnin ndonëse në këtë mënyrë shkileshin të drejtat e njeriut, që nga liria e lëvizjes deri e drejta për jetë./InLajmi/