2 granata dore janë gjetur nga një person në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Guriq të Malishevës, përcjell InLajmi.
Sipas policisë njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Fsh. Guriq, Malishevë 07.01.2023 – 14:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në oborr kishte gjetur dy granata dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë/InLajmi/