Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka reaguar pas kërkesës së Serbisë për të vendosur një mijë trupa në Kosovë, përcjell InLajmi.
Tahiri foli edhe rreth përgjigjes që KFOR-i ka konfirmuar dje se ia ka dhënë Serbisë por pa treguar detaje, ku tha se Serbisë nuk i ka pëlqyer përgjigjia e KFOR-it.
Ajo e ka cilësuar Serbinë si të pakënaqur nga KFOR-i sepse sipas saj nëse do kishte diqka pozitive, shteti serb nuk do të ngurronte ta bënte publike përkundrazi do të ngutej ta publikojë përgjigjen të cilën tashme e kanë pranuar.
Postimi i plotë i saj:
Serbise nuk i ka pelqyer pergjigja e KFOR-it! perndryshe do te ngutej ta bej publike./InLajmi/