Los Angeles Lakers ka marrë fitoren e 4 radhazi në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Gjiganti amerikan ka mposhtur para tifozëve të vet Atlanta Hawks me 16 pikë diferencë 130:114 dhe kjo është hera e parë këtë edicion që marrin 4 fitore të njëpasnjëshme.
Si gjithmonë, LeBron James ka qenë më meritori për këtë fitore të skuadrës nga Los Angelesi, pasi ka dhuruar një tjetër shfaqje të bukur.
38-vjeçari e mbylli ndeshjen ndaj Hawks me 2-shifrorë të 2-fishtë ku shënoi 25 pikë, pati 10 kërcime e 7 asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Kendrick Nunn që shtoi 23 pikë, derisa fundori gjerman Dennis Schroder realizoi 21 pikë të tjera, shkruan Telegrafi.
Trae Young ishte më efikasi tek mysafirët pasi e mbylli ndeshjen me 32 pikë e 9 kërcime, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.