Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se të gjithë ata që hartojnë skenar për destabilizim të Kosovës, do të përfundojnë me turp, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet, dhe se të gjithë ata që po tentoëjnë të gatuajnë sskenarë të destabilizimit të situatës do të përfundojnë me turp.
Ai shtoi se interesi i shqiptarëve dhe serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetri në paqe dhe për këtë kemi paguar një çmim të madh për të arritur këtu ku jemi.
Kreu i AA-së gjithashtu tha se arritja e Kosovës nuk mund të zhbëhet nga askush dhe se duhet të largohen nga skenarët ogurzi sepse historia nuk kthehet pas.
Postimi i plotë i tij:
Ata qe po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp
Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet!
Të gjithë ata që mundohen të gatuajnë skenarë të destabilizimit të situatës, e të cilët fatkeqësisht nuk jan pak, do të përfundojnë me turp.
Interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi.
Këtë nuk mund ta zhbëjë askush as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu.
Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht!/InLajmi/