Të shtunën e 7 janarit, është bërë e ditur se flamuri kuq e zi me shqiponjën 2-krerëshe, është bërë pjesë e koleksionit të çantave të shtëpisë së madhe të modës, Louis Vuitton
Flamuri Shqipërisë është bërë pjesë e koleksionit të çantave të markës së njohur Louis Vuitton.
Ndryshe, edhe të enjten e 5 janarit, një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller, ka nxjerrë në shitje modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeun, shkruan Dukagjini.
Ora ka ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar shqiptar, ndërsa në fushën e saj është gdhendur me ngjyrë ari busti i Skënderbeut.