Deputeti i Lëvizjes VetëVendosje Haki Abazi, tha se plagosja e mbrëmshme në Shtërpcë mund të jetë aksident ose siç shkruan ai “skenar për të fajsuar shqiptarët”, përcjell InLajmi.
Abazi ka kujtuar plagosjen e policit të njësisë speciale Ekrem Nezirri siç i quan ai banda kriminale në veri, dhe duke u kujtuar të gjithëve sa pak vizita dhe sa pak reagime ka pasur ndaj tij.
Ai tha se plagosja në Shtërpcë duhet dënuar por sipas tij çkado që është, ngulmimi dhe tendenca për përkufizimin e ngjarjes në vija etnike po tregon që as reagim të mençur e as qëllim të mirë nuk ka.
Durim, le të pritet rezultati para se të bëhemi gramafonet e zërave dhe qëllimeve të gabuara, përfundoj Abazi.
Postimi i plotë i tij:
Shumë pak reagime dhe shumë pak vizita ka pasë polici i njësisë speciale Ekrem Neziri, kur është plagosur me 8 dhjetor nga bandat kriminale në veri.
Plagosja në Shtërpce, mund të jetë një aksident në mos edhe skenar për të fajsuar shqiptarët, mund të dënohet si akt, por çkado që është, ngulmimi e tendenca me përkufizu ngjarjen në vija etnike, po tregon që as reagim të mençur dhe as qëllim të mirë nuk ka.
Durim, le të pritet rezultati para se të bëhemi gramafonet e zërave dhe qëllimeve të gabuara!/InLajmi/