Ministria e Shëndetësisë njoftoi se këtë të premte është mbajtur takimi në mes të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe ambasadorit gjerman, Jörn Rohden, përcjell InLajmi.
Nga Ministria treguan se në takim ata biseduan për çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Po ashtu ministria Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde.
Temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë. /InLajmi/