Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së 2 të rinjve në Shtërpcë, ku tha se Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar të dyshuarin, përcjell InLajmi.
Sveçla tha se sulmi ndaj 2 shtetasve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet me masën e ligjit, duke shtuar se Policia e vendit ka ndërmarrur veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin.
Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, shtoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Sulmi ndaj 2 shtetasve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet me masën e ligjit. Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin. Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës./InLajmi/