Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, teksa prezantoi të arriturat e doganës gjatë vitit 2022, njoftoi se këtë vit ka pasur rritje të të hyrave, raporton InLajmi.
Llugaliu tha se Turqia është vendit që Kosova importon më shumë produkte derisa theksoi se nga Serbia këtë vit kemi pasur 370 milionë euro importin.
“Performanca e të hyrave varet nga shumë faktorë, natyrisht që është edhe inflacioni. Turqia është dukshëm vendi që importojmë më shumë. Sa i përket importit nga Serbia mbi kemi pasur 370 milionë euro”, tha ai.
Gjithashtu drejtori i doganës njoftoi se importi këtë vit ka kapur vlerën vlerën 5.603 miliardë euro ndërsa eksporti 869.5 milionë euro.
“Të gjitha këto arritje janë konfirmuara edhe nga institucionet e tjera qe vlerësojnë Doganën e Kosovës. Kemi vërejtur që besueshmëria ndaj Doganës gjatë vitit të kaluar është rritur. Gjatë vitit 2022 importi ka arritur vlerën 5.603 miliardë euro ndërsa eksporti 869.5 milionë euro”. /InLajmi/