Jeta e njeriut nuk është një kopsht me lule, e njerëzit përballen me sfida nga më të ndryshme çdo ditë të përditshmërisë së tyre, shkruan InLajmi.
Por këto sfida janë edhe më të mëdha për personat të cilët kanë probleme me shikim, e këtë më së miri e dëshmojnë vështirësitë që kalojnë ata gjatë rrugëtimit jetësor.
Këto sfida i konfirmoi edhe drejtori i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, në një deklaratë për gazetën InLajmi, ndërsa thekson shoqata angazhohet që ti minimizojë sfidat e personave të verbër brenda kapaciteteve ekzistuese sfidat e tyre ti minimizojë se angazhimi i shoqatës duke shtuar se kjo shoqatë janë të përkushtuar për të zgjidhur këto probleme.
“Ka sfida të shumta mirëpo ne si shoqatë jemi të përkushtuar për të avokuar e lobuar fuqishëm për përmirësimin e kushteve të personave të verbër pa dallim moshe gjinie religjioni apo etnie”, thotë drejtori Tishuku për InLajmi.
Tishuku, thekson nuk mjafton vetëm angazhimi i shoqatës në lehtësimin e vështirësive të jetës për të verbëritë, ndërsa ankohet për angazhim të mangët institucional ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.
Daut Tishuki në një deklaratë për gazetën InLajmi, tha se sipas ligjit për personat e verbër deri me tani nuk është bërë shumë, mirëpo institucionet tona janë të gatshme për bashkëpunim.
“Nuk është punuar shumë nga ana institucionale për personat e verbër. Duhet të punohet më shumë në krijimin e kushteve për procesin arsimor, edukim, shëndetësi, mirëqenie sociale e punësim”, deklaroi kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës.
Më tej kryetari i shoqatës, shprehet i shqetësuar për faktin se janë një numër shumë i vogël i personave të verbër të cilët arsimohen, kurse pjesa më e madhe e tyre janë jashtë procesit të edukimit e arsimimit.
“Nga 2000 persona të verbër në tërë Kosovën vetëm 60 prej tyre janë të përfshirë në shkollim. Mund të themi se edukimin dhe shkollimin e ndjekin rreth 60 prej tyre, disa në shkolla të rregullta e disa në qendrën burimore për të verbër në Pejë”, deklaroi Tishuki për InLajmin.
E sa përket shërbimeve që ofron shoqata në nivel vendi, Tisholli tha se shoqata ofron shërbime specifike
“Pra nga shoqata për të gjitha grupmoshat e personave të verbër ofron shërbimet specifike si orientim e mobiliet, shkathtësi ditore, shkrime lexim Braille, teknologji informatike asistuese për të verbër dhe shërbime rehabilituese”, shtoi ai.
Ndryshe, në Kosovë janë rreth 2. 000 persona të verbër e janë të moshave e gjinive të ndryshme. Libona Gegaj /InLajmi/