Policia e Kosovës njoftoi se janë plagosur me armë zjarri 2 persona njëri i moshës 11 vjeçare dhe tjetri 31 vjeçare në fshatin Drajkovc të Shtērpcës, përcjell InLajmi.
Nga Policia treguan se 2 të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetine Graçanicës.
Tutje Policia e Kosovës tregoi se aktualisht rruga që qonë për në Shtërpcë është e bllokuar nga të 2 drejtimet e lëvizjes.
Më tej Policia njoftoi se të 2 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. /InLajmi/