Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dënuar ashpër plagosjen e 2 të rinjve në Shtërpcë, përcjell InLajmi.
Përmes këtij njoftimi ata ftuan institucionet e sigurisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për rastin dhe të sjellin përpara drejtësisë autorët e këtij akti në këtë mënyrë raste të tilla të mos përsëriten më.
Ju urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës për ruajtjen e qetësisë dhe t’u japin kohën e nevojshme organeve të rendit për zbardhjen e rastit, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë nga LDK:
Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër plagosjen e 2 të rinjve në Shtërpcë. Ftojmë institucionet e sigurisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për rastin, të sjellin para drejtësisë autorin apo autorët e këtij akti; si dhe të angazhohen që raste të tilla të mos përsëriten më. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë dhe t’u japin kohën e nevojshme organeve të rendit për të zbardhur rastin dhe për të informuar opinionin publik mbi këtë ngjarje.
Të plagosurve ju urojmë shërim të shpejtë!/InLajmi/