Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka folur për ikjen e fuqisë punëtore jashtë vendit.
Rrahmani ka këshilluar Qeverinë Kurti për të vepruar rreth kësaj çështje.
Ai gjithashtu ka thënë se duhet të përmirësohen të drejtat e punëtorëve edhe në sektorin privat, teksa ka shtuar se duhen edhe investime në shëndetësi dhe arsim.
“Rritjen e pagave në sektorin publik e privat, përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, investimet në shëndetësi dhe arsim. Këto janë masat që duhet urgjentisht të merren për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendi”, ka thënë ai, shkruan lajmi.net.
Deputeti Rrahmani është i pari nga partia në pushtet i cili kishte dalë kundër vendimit të Qeverisë për pagat për mësimdhënësit.