Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj për të diskutuar për çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, përcjell InLajmi.
Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet diplomatike.
Pas takimit, kryeministri Rama është ndalur Pallati i Kongreseve ku edhe janë mbledhur drejtuesit e shumë institucioneve.
Postimi i plotë i tij:
Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike. /InLajmi/