Policia e Kosovës njoftoi se janë plagosur me armë zjarri 2 persona njëri i moshës 11 vjeçare dhe tjetri 31 vjeçare në fshatin Drajkovc të Shtērpcës, përcjell InLajmi.
Ndërsa policia njoftoi se më pas kanë arrestuar të dyshuarin e moshës 33 vjeçare.
Tutje ata njoftuan se i dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar.
I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore.
Për informata tjera do të njoftoheni me kohë. /InLajmi/