Protesta e serbëve në Gotovushë të Shtërpcës po vazhdon. Të mbledhurit pas plagosjes së sotme të 2 të rinjve nga një veturë në lëvizje, kërkojnë prani më të madhe të KFOR-it dhe garanci të sigurisë se diçka e tillë nuk do të ndodhë më.
Disa qindra serbë të grumbulluar vazhdojnë të bllokojnë rrugën, ndërsa të pranishëm janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se 2 të rinj të komunitetit serb, kushërinjtë Stefan Stojanoviq (11) dhe Millosh Stojanoviq (21), u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës, kur një i dyshuar qëlloi mbi ta nga një automjet në lëvizje, raporton EO.
Kirurgu Bozhidar Odaloviq në Graçanicë ka thënë se Millosh dhe Stefan Stojanoviq janë jashtë rrezikut për jetën, pas intervenimit kirurgjik.