Festat janë ato që afrojnë familjarët persona të ndryshëm shpesh herë marrin rrugë të largët që këto festa ti kalojnë me personat e tyre më të afërt, shkruan InLajmi.
Mirëpo dendësia e automjeteve gjatë festive, infrastruktura jo e mirë rrugore, pakujdesia si drejtues të automjeteve edhe mospërshtatja me rregullat e trafikut janë disa nga faktorët potencial të aksidenteve në komunikacion e të cilat shpesh përfundojnë edhe me fatalitet.
Nga Policia e Kosovës për gazetën InLajmi treguan se gjatë ditëve të festës kanë ndodhur 207 aksidente, 2 nga të cilat përfunduan me fatalitet.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, nga këto aksidente 82 persona përfunduan me lëndime trupore, ndërsa 123 aksidente përfunduan vetëm me dëme materiale.
Në ditën e parë të vitit 2023 në gjithë vendin sipas policisë janë regjistruar 62 aksidente, prej tyre një ka qenë me fatalitet (vdekje) dhe 29 aksidente me të lënduar.
Tutje nga Policia e Kosovës për InLajmin, kanë bërë të ditur se gjatë vitit 2022, në Kosovë janë regjistruar rreth 20.000 aksidente trafiku në mbarë vendin.
Statistikat e aksidenteve nga Policia e Kosovës:
1 Janar : 62 aksidente në total, 1 me fatalitet, 29 me të lënduar, 32 dëme materiale.
3 Janar: 67 aksidente në total ,1 me fatalitet , 23 me te lënduar, 43 dëme materiale.
4 Janar: 78 aksidente në total, 30 me të lënduar, 48 dëme materiale./InLajmi/