Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, ka paralajmëruar se Kosova edhe në vitin 2023 do të ballafaqohet me sfida në sistemin e sigurisë, përcjell InLajmi.
Elezi thotë se veriu i Mitrovicës do të vazhdojë të mbetet problematikë edhe gjatë këtij viti, pasi siç thekson ai, Serbia nuk do t’i ndalojë përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.
Tutje ai thekson se edhe spiunazi, terrorizmi, krimi i organizuar, inflacioni do të jenë vetëm nga disa problemet kryesore me të cilat do të ballafaqohet Kosova gjatë vitit 2023.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Miq të nderuar, Kosova edhe në vitin 2023, akoma do të ballafaqohet në shumë qështje në fushën e sigurisë si:
1.Veriu i Mitrovicës, përpjekjet e Sërbisë për destabilizimin e republikës së Kosovës
- Spinunazi – Aktivitetet e dyshimta në territorin e republikës së Kosovës të shërbimeve sekrete të huaja si ato Sërbe, Ruse, Iraniane, Kineze etj.
3.Terrorizmi dhe sulmët e jashtme kibernetike
- Krimi i organizuar si : Trafikimi, Kontrabandimi, Vrasjët, Korrupcioni, Pasurimi i kundërligjshëm, Nepotizmi etj.
- Siguria ekonomike, poashtu do të jetë njëri ndër problemet kryesore për vitin 2023, si Inflacioni dhe emigrimi i fuqisë punëtore.
- Siguria juridike, reformat në institucionet e sigurise dhe drejtësisë ( Vetingu ) etj.
- Siguria politike, marëdhënjet politike me SHBA, BE, NATO, Integrimet në institucionet ndërkombëtare, njohjet nga vendet që akoma nuk e kanë njohur republikën e Kosovës etj.
- Siguria sociale dhe aktivitetet e rrezikshme në rrjetet sociale etj. /InLajmi/