Në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira lokale dhe intervale kohore me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mjegull dhe vranësira të ulëta, të cilat mund të qëndrojnë edhe gjatë ditës në disa lugina dhe ulëtsira. Temperaturat minimale rreth -3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale rreth 8 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Vende-vende pritet të ketë mjegull në mëngjes
Nga e premta përsri rritje të lehta të temperaturave, por mënngjeset do të jenë të ftohta dhe vende-vende me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë dites priten intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare të herëpashershme, shkruan Meteo Ballkan.
Sipas e ecurive aktuale sinoptike nga e hëna do të kemi ardhjen e vranësirave të shiut dhe priten reshje lokale shiu pas një kohe të gjatë pa reshje atmosferike. Në viset malore reshje bore.