Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në konferencën vjetore për media përveç tjerash foli edhe për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga disa shtete, kjo pas lobimit nga ana e diplomacisë serbe, transmeton InLajmi.
“Kemi 9 vende që e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, presim të 10 -tën”, tha Vuçiq.
Vuçiq, e pranon se Serbia do ta ketë të vështirë të ndalojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, ndërsa theksoi se situata është ndryshe për ndikim në Organizatën e OKB-së për Arsim Shkencë dhe Kulturë, UNESCO.
“Ne do të luftojmë, pasi që2/3 e votave duhen për anëtarësim në UNESCO dhe do të jetë pak më e vështirë për ta”, tha Vuçiq.
Tutje ka shtuar Vuçiq se Serbia iu përmbahet marrëveshjeve të nënshkruara, por sipas tij Kosova nuk po i respekton ato, shkruan Danas.rs.
“Serbia nuk ikën nga asnjë nga 5 marrëveshjet që kemi nënshkruar dhe as nga e 6-ta, që është Karta e OKB-së. Shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare nuk mund të respektojnë asnjë nga ato 6-të dokumente, kjo është e vetmja gjë që kërkojmë ne”, shtoi Vuçiq./InLajmi/