Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier se tani nuk është koha për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell InLajmi.
Çitaku kërkon sqarim nga kryeministri Albin Kurti për siç thotë ajo “katandisjen” e këtij procesi deri në atë pikë sa aleatët ndërkombëtarë po thonë që nuk është koha për njohje reciproke.
Ajo kritikon kryeministrin duke i thënë se “Duhesh me qenë tejmase amater e i padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion”.
Sipas Çitakut, një marrëveshje gjithëpërfshirëse pa njohje reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.
Postimi i plotë i saj:
Një marrëveshje gjithëpërfshirëse PA njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.
Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?
Duhesh me qenë tej mase amater e I padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion.
Ja gjenialiteti i Kryeministrit. /InLajmi/