Ish-këshilltari i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, Artan Behrami reagoi pas deklaratës së presidentit serb në lidhje me ç’njohje të pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Ish-këshilltari tha se nëse këto deklarime për ç’njohje dalin të vërteta atëherë fajtore është ministrja Donika Gërvalla.
E sipas Behramit, Donika i ka larguar të gjithë diplomatët që kanë pasur përvojë dhe kanë menaxhuar shtetet, të cilat kanë qenë nën trysninë e Rusisë dhe Serbisë.
Më tej ai shtoi se ata pak diplomatë që kanë mbetur, Donika i ka izoluar dhe çdo ditë ushtron presion ndaj tyre.
Postimi i plotë i tij:
Nëse dalin pretendimet e Vuçiqit për çnjohjen e nëntë shteteve të vërteta, atëherë mëkatet nuk i ka as Vuçiqi e as Daciqi, por i ka Donika Gërvalla.
Donika i ka larguar të gjithë diplomatët që kanë pasur përvojë dhe kanë menaxhuar shtetet, të cilat kanë qenë nën trysninë e Rusisë dhe Serbisë.
Derisa ata pak diplomatë që kanë mbetur, Donika i ka izoluar dhe çdo ditë ushtron presion ndaj tyre.
Në krejt mandatin e saj, Donika është marrë me etablimin e klubeve të diasporës, duke hequr dorë nga njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare!
Po qysh ka thënë edhe presidentja Osmani: “ Kosova, më në fund, ka politikë të Jashtme”. /InLajmi/