Këngëtarja Miley Cyrus, ka njoftuar se së shpejti do të sjellë këngën e cila do të titullohet “Flowers”, transmeton InLajmi.
Gjatë festës së saj speciale “Miley’s New Year’s Eve”, këngëtarja njoftoi se kënga e quajtur “Flowers” do të mbërrijë më 13 janar.
“Flowers” do të jetë kënga e parë e Cyrus që nga “Midnight Sky” e vitit 2020, shkruan E.News.
Së fundi, Cyrus ka përformuar së bashku me Sia dhe Paris Hilton këngën “Stars Are Blind”. /InLajmi/