Para disa javësh disa policë serbë dhanë dorëheqja nga institucionet e Kosovës, ndërsa krijuan një situatë të re duke lënë vende vakante në institucionin e sigurisë përcjell InLajmi.
Ndërsa pas disa javësh të largimit të tyre Policia e Kosovës ka hapur konkursin për pranimin e policëve të rinj.
Në konkursin që është bërë publik nga Policia e Kosovës tregohen edhe kriteret që duhet t’i plotësojnë ata që aplikojnë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
POLICIA E KOSOVËS SHPALL KONKURS – POLICIJA KOSOVA OBJAVI KONKURS
-Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptas, Kroat, Malazez, Maqedonas.
Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri. /InLajmi/