Dita Botërore e Brajit është një ditë ndërkombëtare e cila festohet më 4 janar të çdo viti, e kjo ditë është krijuar në vitin 2001, përcjell InLajmi.
Louis Braille njohet si shpikësi i Alfabetit të Brajit dedikuar personave të verbër dhe atyre me shikim të dëmtuar.
Alfabeti i prekshëm bën të mundur që edhe të verbëritë të arrijnë të lexojnë, duke iu mundësuar atyre një nga të drejtat themelore të njeriut, siç është e drejta për të komunikuar.
Libri i parë në kodin Braille e pa dritën e botimit në vitin 1827, Braille është thelbësor në kontekstin e arsimimit, lirisë së shprehjes dhe opinionit, gjithashtu edhe në aspektin e përfshirjes sociale. /InLajmi/