Një aksident ka ndodhur në fshatin Kishnicë ku janë lënduar 4 persona dhe janë përfshirë 3 vetura, përcjell InLajmi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se rreth orës 19:30 ka ndodhur aksidenti ku kanë mbetur të lënduar 4 persona dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.
Gjithashtu si pasojë e aksidentit, në rrugën që të shpie nga Kishnica për në Badoc janë krijuar kolona të gjata./InLajmi/