Festat e fundvitit kanë mbledhur shumë bashkatdhetarë, por tani veçse shumica e kanë përfunduar pushimin dhe kanë filluar të kthehen në vendet ku punojnë e jetojnë, përcjell InLajmi.
Gjendja në pikat kufitare të Kosovës deri tani është përgjithësisht e qetë pa fluks të madh të mërgimtarëve, mirëpo përjashtim bëjnë pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdarë.
Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë kolona ka 80-100 metra, derisa gjendje pothuajse e njëjtë vazhdon të jetë edhe në Merdare, ku mërgimtarët po presin 20-25 minuta. /InLajmi/