Një shtetas gjerman fitoi një milion euro në lotarinë “6 nga 49” në dhjetor 2019. Shumë me fat, por mëkat pasi ai nuk u paraqit kurrë për të marrë çmimin.
Dhe tashmë afati kohor ka skaduar për të pasur mundësinë e marrjes së çmimit.
Bileta ishte shitur në rajonin e Saksonia-Anhalt. Organizatorët e lojës thanë se tashmë ka kaluar mandati maksimal 3-vjeçar që e kishte lënë të paprekur çmimin deri në orën 23.59 të 31 dhjetorit 2022, shkruan alb.info.
“Shpresonim që dikush të vinte. Fatkeqësisht, nuk pati një fund të lumtur”, komentoi CEO i Lotto-s gjermane, Stefan Ebert. Ai shtoi se tani çdo fitim i pambledhur do të shpërndahet në hedhjen speciale të shorteve në lotari në mbarë vendin.