Vjedhja është akti i marrjes së pronës ose shërbimeve të një personi tjetër pa lejen ose pëlqimin e atij personi, përcjell InLajmi.
Kjo dukuri e cila është e përhapur në tërë botën, nuk lë pa prek edhe Kosovën,dhe kjo kuptohet më së miri nga Policia e Kosovës me raportet e saj ditore ku flasin për numrin veprave penale, vjedhje të ndryshme në prona të huaja.
Në lidhje me këtë dukuri negative Gazeta InLajmi ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët bëjnë të ditur se gjatë periudhës janar-nëntor 2022, janë evidentuar gjithsej 3755 raste të vjedhjeve në nivel Kosove.
“Të evidentuara sipas kodit penal si “vjedhje”, për periudhën kohore janar-nëntor 2022, janë evidentuar 3755 raste të Vjedhje”, thuhet në përgjigjen më shkrim të Policisë për InLajmin.
Rikujtojmë se shkaktarët që sjellin deri tek kjo dukuri negative janë të shumtë mirëpo faktori ekonomik luan rol kyç. /InLajmi/Libona Gegaj