Tash e sa kohë Ministria e Financave po vazhdon me jetësimin e programit për shtesat e fëmijëve të moshave të ndryshme dhe së fundi ajo hapi aplikimin për shtesat për fëmijë deri në moshën 16 vjeçare, përcjell InLajmi.
Këtë e bëri të ditur vetë ministri i Financave Hekuran Murati i cili tha se me aplikimin e përfitimit të shtesave për fëmijët deri në moshën 16 vjeçare po përmbushet në plotëni premtimi i qeverisë.
Postimi i plotë i tij:
Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë.
Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë. Qeveria për Familjet. /InLajmi/