Në Kosovë na pret mot stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi me mjegull e cila në disa vise mund të qëndrojë edhe gjatë dites. Temperatura minimale -1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale rreth 13 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Disa lugina dhe ultësira me mjegull, ndërsa në Shqipëri mund të ketë disa riga krejtësisht të dobëta shiu në disa vise, shkruan Meteo Ballkan.
Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme. Mjegulla do të paraqitet gati çdo natë dhe mëngjes, ndërsa nëpër disa ultësira dhe lugina mund të qëndrojë edhe gjatë orëve të dites. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje të lehta