Serbia më herët kishte paralajmëruar se në një moment të caktuar do të njoftojë se cilat vende e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovë, përveç atyre që dihet se tashmë e kanë bërë këtë, transmeton InLajmi.
Se së shpejti Kosovës do ti tërheq njohjen edhe një shtet, tha për Tanjug, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Tutja Daçiq paralajmëron se Serbia edhe këtë vit do të ketë vështirë por do të vazhdojë luftën diplomatike dhe politike lidhur me mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial.
Kujtojmë se viti që lam pas ishte mjaft sfidues për Kosovën, derisa Serbia kohë të gjatë deklarativisht provokoi shtetin e Kosovës e së fundi vepruan me barrikada në veri, gjë që krijoi një situatë mjaftë të nderë e që shpërfaqte rrezik për eskalim.
Barrikadat në veri të vendosura nga grupet kriminale serbe që veprojnë atje qëndruan më shumë se 2 javë, derisa KFOR-i me taktikë e diplomaci veproi dhe i largoi ato pa ndonjë trazirë të mundshme./InLajmi/