Ministri Hajrullah Çeku ka bërë të ditur se është zhbllokuar përfundimisht procesi i mbrojtjes së përhershme ligjore të trashëgimisë kulturore.
Pas vlerësimit dhe rekomandimit pozitiv nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, listës së aseteve në mbrojtje të përhershme, i shtohen disa objekte.
E këto objekte janë Hamami i Madh në Prishtinë, varrezat Hebraike në Prishtinë, shkolla e Muzikës ish Saraji i Mustafë Pashës në Gjilan, Atik Xhamia në Gjilan, dhe ish-hoteli Jadran në Mitrovicë, përcjell KultPlus.
Gjatë javëve dhe muajve në vijim pritet të miratohen propozime të tjera për shpallje asetesh në mbrojtje të përhershme nga kategori të ndryshme të trashëgimisë kulturore.