Një zarf nga “Vëllai i Madh” ka arritur gjatë mbrëmjes së sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ndërsa ishte Ana ajo që e ka lexuar për të gjithë kastin.
“Banorë, Big Brother ju jep një sfidë të zhdërvjellët për trupin, në këtë sfidë përfshihen katër banorët, të cilët i zgjidhni ju. Në dhomën e lojërave janë vendosur 3 palë dorëza të ngjitura me njëra-tjetrën në këtë rend”, thuhej në njoftim.
“Dorëza e majtë është e ngjitur me dorëzën e djathtë të banorit tjetër dhe kështu më radhë. Banorët në qoshe kanë të lidhur njërën dorë me litar dhe litari është i lidhur me një dru. Në njërën anë në dru janë futur 40 rrathë, detyra juaj është t’i transportoni rrathët nga njëra anë në tjetrën duke i kaluar nëpër trup”, thuhej tutje, shkruan Klan Kosova.
Por, si e kaluan banorët këtë sfidë?