12 është numri i fëmijëve që, nga janari deri në nëntor të këtij viti, janë braktisur nga familjet e tyre.
3 fëmijë më shumë ishin braktisur gjatë gjithë vitit 2021.
Aktualisht janë 27 familje që po strehojnë përkohësisht fëmijë të cilëve u mungon kujdesi prindëror.
Pak më shumë se 27 familje kanë treguar gatishmëri për të strehuar fëmijë të kësaj kategorie.
Ministria e Punës dhe Mirëqënies Sociale ka deklaruar se janë 38 familje në tërë Kosovën që janë të gatshme të marrin ose që tashmë kanë fëmijë nën kujdes.
“Aktualisht, numri total i familjeve që janë të gatshme për strehim të fëmijëve, duke përfshirë edhe ato që kanë fëmijë, është 38 familje në tërë Kosovën” thuhet në përgjigjen e MPMS-së për Indeksonline.
Në anën pnmtjetër, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror është tëjet e shqetësuar, sidomos për stabilitetin financiar, që është shumë i rëndësishëm në trajtimin e fëmijëve të braktisur.
Ata thonë se kjo si sfidë kryesore, po implikon shumë aspekte të punës.
“Si për çdo organizatë funksionale në Kosovë, sfida kryesore mbetet qëndrueshmëria financiare në mënyrë që të ofroj shërbimet në kontinuitet. Si pasojë e kësaj, implikimet prekin shumë aspekte të punës sonë duke filluar nga ndërrimi i figurave profesionale që punojnë direkt me fëmijët, mungesat e mbështetjes për stafin, dhe ndërprerja e shërbimeve për fëmijët që kanë nevojë për shërbime psiko-sociale” ka deklaruar OFAP për Indeksonline.
Megjithatë, OFAP është e angazhuar që fëmijët e braktisur të gjejnë familjet më të përshtatshme për ta.