Princi Harry ka thënë se dëshiron të kthejë babanë dhe vëllanë dhe se dëshiron “një familje, jo një institucion”.
Intervista me kanalin britanik ITV do të publikohet këtë të diel. Në klipet e publikuara të hënën, Harry u shfaq duke thënë se “ata ndjehen sikur është më mirë të na mbajnë disi si zuzar” dhe se “ata nuk kanë treguar absolutisht gatishmëri për t’u pajtuar” megjithëse nuk ishte e qartë se kujt i referohej.
Harry, i njohur gjithashtu si Duka i Sussex dhe gruaja e tij Meghan kanë transmetuar ankesat e tyre kundër monarkisë britanike që kur çifti dha dorëheqjen si anëtar i familjes mbretërore në vitin 2020 dhe u transferua në Kaliforni, ku tani jeton me 2 fëmijët.
Harry, 38 vjeç, ka folur më parë për largimin e tij nga babai Mbreti Charles III, dhe vëllai i madh Princi William, që nga largimi i tij nga Britania e Madhe.
Muajin e kaluar Netflix publikoi “Harry & Meghan”, një seri me 6 pjesë që detajonte përvojat e çiftit që çuan në vendimin e tyre për të bërë një fillim të ri në SHBA.
Në atë dokumentar, Harry ishte i ashpër për mënyrën se si punonte ekipi mbretëror i shtypit dhe foli për mënyrën se si u prishën marrëdhënia e tij me William dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore. Meghan përshkroi dëshirën për t’i dhënë fund jetës së saj, ndërsa ajo luftoi për të përballuar mbulimin toksik të shtypit në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Klan Kosova
Autobiografia e Harrit, e titulluar “Spare” duke kujtuar thënien “trashëgimtari dhe rezervë” do të publikohet më 10 janar.