Si arriti të jetë femra e parë shqiptare që hyri në libri Guinness, cilat ishin sfidat dhe sukseset e saj deri tek rekordi, por edhe për projektet e saj në artin origami në të ardhmen dhe nëse synon tjetër rekord të ri, flet ekskluzivisht për Gazetën InLajmi, mësuesja nga Skënderaj, Arbnora Fejza Idrizi.
Mësuesja Arbnora në një intervistë ekskluzive për InLajmin foli rreth sfidave, punës planeve për të ardhmen dhe sukseseve.
InLajmi: Si është ndjenja të jeni 3 herë rekordmene?
Arbonora Fejza Idrizi: Jam e lumtur dhe njëkohësisht e emocionuar kur e kujtoj rrugëtimin tim deri këtu. Ka qenë shumë vështirë dhe sfiduese për mua, por jam shumë e lumtur dhe krenare që kam arritur ti realizoj ëndrrat e mija. Duke filluar nga garat në art, ekspozitat e shumta deri të portreti i komandantit legjendar Adem Jashari ku ishte kulmi i suksesit për të vazhduar tutje me projekte gjigante. Ndjenja është e veçantë dhe e papërshkrueshme sepse me arrit në Kosovë me punë dhe me mund është tepër e vështirë.
InLajmi: A jeni duke punuar për ndonjë rekord tjetër?
Arbonora Fejza Idrizi: Pas ekspozitave të realizuara ku njëra ndër ekspozitat ishte me 125 punime të artit origami. Mendova të realizoj vepra me gjigante që të sfidoj veten. Rekordet botërore ishin vepra të veçanta dhe synim i imi ishte edhe titulli Guiness. Jam e lumtur që arrita ti fitoj përkundër sfidave dhe vështirësive që kam hasur në realizimin e veprave të artit që më dhanë epitetin e rekordmenes.
InLajmi: Në fillimet e juaja në artin që krijoni, kush ishte përkrahësi më i madh?
Arbonora Fejza Idrizi: Suksesi im ju takon atyre që me mbështetën, pa dyshim familja gjithnjë është mbështetësja me e madhe, mirëpo ekspozita ime me veprën e komandantit legjendar Adem Jashari ishte çelësi i suksesit tim. Pas ekspozitës ,ish-kryetari Bekim Jashari e vendosi atë vepër në muzeun e Jasharajve në Prekaz dhe ai shprehi gatishmërinë për të na mbështetur në vazhdimësi. I thash vetës se tani është momenti ta sfidoj vetën në gara botërore dhe të synoj çmime më të mëdha. Ishin profesorët e nderuar, arkitekti, menaxheri nxënësit, prandaj falë Zotit dhe mbështetjes së gjithë këtyre që përmenda jam këtu.
A keni pasur përkrahjen e komunës për realizimin e projekteve tuaja të artit?
Arbonora Fejza Idrizi: Po komuna e Skenderajt na ka mbështetur me mjete financiare, me hapësira dhe shumë gjëra të tjera të nevojshme. E falënderoj ish kryetarin Bekim Jashari dhe ekipin e tij për mbështetje.
Cilat kanë qenë disa nga sfidat me të cilat jeni përballur gjatë rrugëtimit në krijimin e artit origami?
Në fillimet e krijimtarisë, normalisht se kam pas shumë vështirësi sepse shteti nuk tregoi edhe shumë gatishmëri për mbështetje. Ministria e Kulturës shumë pak mjetet financiare si mbështetje e të cilat nuk mjaftuan për një projekt botëror. Por pas shumë sfidave ne ia dolëm dhe arrita të fitoj 3 çmime botërore, pra çmimin e rekordit Guiness.
InLajmi: A jeni duke punuar në ndonjë projekt të ri, nëse po a synoni prapë Guniess-in?
Kam pesë projekte që po synoj me i realizur dhe normalisht që po synoj rekorde të tjera. Libona Gegaj /InLajmi/