Mbretëria e Bashkuar ndaloi të gjitha importet e gazit natyror të lëngshëm rus.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë në faqen e saj në Twitter.
Zyra për Punët e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin e Britanisë së Madhe njoftoi se kjo masë vjen “si pjesë e përgjigjes ndaj pushtimit të paligjshëm të Ukrainës”, transmeton EuroNews.al
“Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë fund të gjitha importeve të gazit natyror të lëngshëm rus. Ne po ndërpresim furniizimin e makinerisë së luftës ilegale të Putinit dhe do të mbështesim vendet në mbarë botën për të reduktuar varësinë e tyre”, thuhet në mesazh.