Në Kosovë na pret mot stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mjegull të dendur, ndërsa gjatë ditës mjegulla do të tërhiqet nga disa rajone, por mund të qëndrojë gjatë tërë ditës në disa lugina dhe ultësira. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 14 gradë Celsius, por kjo do të varet nga mjegulla dhe vranësirat e ulëta të cilat në ato rajone ku do të qëndrojnë nuk do të lejojnë fare rritjen e temperatures.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven lindore nesër pritet të mbajë mot stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Në Shqipëri temperaturat maksimale mund ti afrohen shifres 20 në disa zona mesdhetare, shkruan Meteo Ballkan.
Edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë mot i ngjashëm, me intervale kohore me diell, vranësira të pakta lokale dhe mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër shumë lugina dhe ultësira