Një incident ka ndodhur në mbrëmjen e 31 dhjetorit, përcjell InLajmi.
Në ballkonin e një banesë në Fushë Kosovë ka shpërthyer zjarri si pasojë e fishekzjarreve që u hodhën nga persona të panjohur.
Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka shuar zjarrin.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Dardania, Fushë Kosovë 31.12.2022-20:13. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se s pasoj e hedhjes së fishek zjarreve nga persona të panjohur, kishte shpërthyer zjarri në ballkonin e banesës së tij. Njësiti i zjarrfikësve kanë dalur në vend e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. /InLajmi/