Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është ndjerë mesditën e sotme.
Sipas EMSC epiqendra ishte në Bulqizë, 44 kilometra në verilindje të Tiranës.
Thellësia e tërmetit raportohet të jetë rreth 2.5 kilometra nga sipërfaqja e tokës, shkruan Abc.News.al.
Nuk raportohet për lëndime apo dëme materiale.