Në vitin 2022, lansimi i teleskopit hapësinor James Webb ofroi pamje mahnitëse të galaktikave të largëta, transmeton InLajmi.
Një anije kozmike e NASA-s u përplas qëllimisht në një asteroid të largët dhe Teleskopi Hapësinor Hubble spiunoi yllin më të largët të vëzhguar ndonjëherë.
Në Mars, roveri Perseverance dhe Ingenuity bënë histori eksplorimi dhe orbitët kapën imazhe madhështore të dimrit marsian, shkruan CNN.
Pas 4 vjetësh, misioni novator InSight përfundoi, por jo para se të zbulonte shkëmbinj hapësinorë që përplaseshin në planetin e kuq dhe mijëra tërmete. /InLajmi/