Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se çështje e asociacionit është ndërlikuar mjaft shumë.
Mustafa thotë se mendimi i tij është se tash nuk është fjala për asociacionin e ratifikuar në Kuvend në vitin 2013, dhe për parimet me të cilat ka biseduar ai në vitin 2015.
Mustafa ka thënë se nuk e ka të qartë deklaratën e z. Escobar se nëse nuk e bën qeveria do të gjejnë forma tjera për të themeluar asociacioni.
“Mirëpo ajo që është thënë publikisht në planin franko-gjerman, është se ai plan nënkupton respektimin e të gjithë marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel. Nuk është vetëm ajo që është paraparë atëherë, gjashtë pikat e para që kanë të bëjnë me themelimin e asociacionit, e kam të paqartë çfarë kërkohet, sepse frikësohem se edhe serbët dhe ndërkombëtarët do të shtrojnë kërkesa më të mëdha”, ka thënë ndër të tjera Mustafa, shkruan IndeksOnline.
Mustafa foli edhe për projektin franko-gjerman, qeverisjen në veçanti në rrafshin ekonomik si dhe punën e presidentes Vjosa Osmani.