Asnjë kolonë në pikat kufitare, pritjet 3 deri në 5 minuta, përcjell InLajmi.
Tani më është bërë me e lehtë levizja e qytetarëve, kjo bazuar në informacionet nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës.
Sipas QKMK-së mëngjesin e së shtunës nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga pikat kufitare.
Sipas kësaj qendre e cila është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pritjet e qytetarëve në të gjitha pikëkalimet kufitare të Kosovës si në hyrje, ashtu edhe në dalje janë 3 deri në 5 minuta. /InLajmi/