Ka vdekur në moshën 95-vjeçare ish-papa Benedikti XVI, gati një dekadë pas largimit nga udhëheqja e Kishës Katolike për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Ai e ka udhëhequr Kishën Katolike për më pak se 8vjet, deri në vitin 2013. Benedikti ishte papa i parë që dha dorëheqje që nga viti 1415, kur të njëjtin veprim e kishte bërë Gregori XII, shkruan Insajderi.
Pasardhësi i tij, Papa Françesku, tha se e ka vizituar Benediktin shpesh.