“Kemi garanci që ata jo vetëm pa lejen e NATO-s por edhe pa pëlqimin e serbëve lokalë dhe Serbisë, nuk mund të shkojnë në veri. Këtë s’e kemi pasë kurrë deri sot”, është shprehur Vuçiq.
Kjo për FSK-në por edhe amnistia ndaj pjesëmarrësve në barrikada nga shtatori 2021 në dhjetor 2022, Vuçiq, tha se u jetësuan pas ujdisë për heqjen e barrikadave.
Ndërkohë, foli për prezencën e policisë kosovare në krejt territorin e shtetit që Serbia me Kushtetutë akoma e konsideron pjesë të saj.
Ai s’pajtohet kurrsesi me faktin që forcat e rendit nuk kanë asnjë kufizim territorial për funksionim.
“ 4 baza i kanë ngritur. Pyesni pse po e bëjnë një gjë të tillë ? Këtë po e bënë jo për të krijuar besim ndaj popullit që jeton në veri të Kosovës, por për të kërcënuar atë popull.” tha presidenti serb të premten në Beograd.
Sikur Vuçiq ashtu dhe qeveria e Beogradit, kritikuan vendimin e Qeverisë së Kosovës, që sipas tyre i ndau 300 mijë euro për renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës, në Mitrovicë, transmeton Sinjali.
“’I madhi Xhafer Deva’ ai është ideologu i tyre. Po Kurti imagjinon të jetë si Enver Hoxha, prandaj s’e duron Edi Ramën dhe askënd tjetër. Ai disi do të jetë përzierje e Enver Hoxhës dhe nëse mundet pak edhe si Zelensky. I dini ato marrëzitë; Vuçiq është Putin i Vogël dhe ai do të bëjë atë e këtë dhe siç po e shihni ai prapë gënjeu. Kjo neve fare nuk na intereson. Na intereson vetëm që ai ta lë popullin serb në paqe e mos të na bëjë maltretime”, shtoi Vuçiq në konferencën për media.